Sport
Kapiteni i Dritës bëri huqjen e edicionit, dështoi nga pak metra në portën e zbrazur
Demokracia
15:30 | 25 Shkurt 2023

Share:

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani ka mundur shumë lehtë të ishte heroi i skuadrës në ndeshjen kundër Ferizajt.

Ferizaj triumfoi 2:1 me përmbysje në rezultat kundër Dritës në stadiumin me bari sintetik të atij qyteti, në kuadër të javës së 22-të kampionale, shkruan Demokracia.com.

Mbrojtësi i krahut Limani në minutën e 64-të, kur rezultati ishte i barabartë 1:1, dështoi të realizonte nga pak metra në portën e zbrazur.

Topi i kthyer nga shtylla pas goditjes paraprake të Ajzerajt përfundoi në këmbët e Limanit, teksa goditja e këtij të fundit shkoi mbi portë.

Kjo situatë mund të jetë edhe normale, për faktin se topi i kthyer nga shtylla kishte shpejtësi jo edhe të vogël.

Mëposhtë mund ta shihni momentin./Demokracia.com/

Të ngjashme