Lajme
Kapet nga Policia i shumëkërkuari Hazbi Sekiraqa
Demokracia
23:25 | 17 Prill 2022
Ilustrim

Share:

I shumëkërkuari nga Policia e Kosovës, 35-vjeçari Hazbi Sekiraqa ka rënë në prangat e Policisë pas një kohe qëndrim në arrati.

Sekiraqa është kapur nga një njësi policore e stacionit policor në Ferizaj, gjatë një kontrolli të një taksie.

Pas verifikimit, sipas Gazetës Sinjali, Sekiraqa ka rezultuar që ka urdhëresë aktive nga stacioni policor “Qendra”.

Sipas të njëjtave burime, Sekiraqa është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, në vuajtje të dënimit prej 1 vit e 10 muaj, periudhë kjo ku i është llogaritur edhe koha e paraburgimit nga 26 marsi 2019 deri më 5 maj 2021.

Të ngjashme