Lajme
Kapet në Tiranë një kosovar i kërkuar nga drejtësia
Demokracia
12:04 | 06 Korrik 2022

Share:

Policia e Shtetit njoftoi se ka kapur shtetasin “G. S.” banor të Kosovës, pasi autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë lëshuar urdhër arresti në ngarkim të tij.

Drejtësia e Kosovës e kërkoi arrestimin e këtij shtetasi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Ky 32-vjeçar u kap në rrugën “Reshit Petrela” në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Double” në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe DVP-të Tiranë dhe Fier.

Ky është një ndër operacionet në bashkëpunim me homologët dhe me Interpol Tiranën, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, raporton RTK.

Po ashtu është kapur edhe shtetasi “R. D., 46 vjeç, lindur në Sllovaki, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Pezinok/Sllovaki, me vendimin e vitit 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Sllovakisë. Ky shtetas u kap në Plug, Lushnjë.

Të ngjashme