Kuriozitete
Kapet me drogë me vlerë 515 mijë dollarë, arrestohet gjyshja trafikante
Demokracia
19:40 | 19 Gusht 2022

Share:

Një e moshuar 81-vjeçe nga Danimarka, është kapur më heroinë me vlerë 515 mijë dollarë në aeroportin e Varshavës në Poloni, ndërsa po tentonte të ikte drejt Kanadasë.

Autoritetet polake theksojnë se gjatë kontrollit të bagazheve të të moshuarës në aeroportin Frederic Chopin, u vu re një sjellë e çuditshme e 81-vjeçares, kjo bëri që autoritet të nisnin menjëherë kontrollin.

E moshuara kishte udhëtuar nga Afrika drejt Polonisë, dhe më pas do të udhëtonte në Kanada.

Në fund të valixhes që kishte me vete 81-vjeçarja u zbuluan pako me pesë kilogramë heroinë.

Gruaja, që udhëtonte nga Malavi dhe Kenia përmes Dohas dhe Varshavës, mohoi çdo keqbërje dhe tha se anëtarët e familjes i kishin dhënë valixhen me dhurata për të afërmit në Kanada, sipas Aleksandra Skrzyniarz, një zëdhënëse e zyrës së prokurorit në Varshavë.

Ajo u ndalua për tre muaj dhe prokurorët kanë hapur një hetim. Sipas ligjit polak, ajo përballet me 15 vjet burg për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike.

Të ngjashme