Lajme
Kapet me 24 kg heroinë shqiptari në Itali
Demokracia
12:58 | 22 Qershor 2022

Share:

Arrestohet shoferi shqiptar me 24 kg heroinë në portin e Ankonës.

50-vjeçari ishte nisur një ditë më parë nga Porti i Durrësit.

Kontrollet në makinë zbuluan 43 pako të fshehura në sediljen e pasagjerit.

Sipas medieve italiane 50-vjeçari konsiderohet “korrier” që është përdorur vetëm për transportimin e drogës.

Policia ka sekuestruar makinën, ndërkohë për shoferin është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”.

Të ngjashme