Lajme
Kapet marihuanë e kokainë, arrestohen dy persona në Prizren
Demokracia
09:31 | 18 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Prizren. Sipas policisë të njëjtit dyshohen se kanë mbajtur në banesat e tyre substanca të jashtëligjshme narkotike, të llojit marihuanë dhe kokanë.

Policia njofton se u janë sekusteruar tri qese najloni marihuanë me peshë 49.51 gramë, 5 qese kokainë me peshë 2.45 gramë, kartmonedha, dy pako rizlla, një veturë me targa vendore, një grinder dhe tre telefona.

POSDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE/Rr. Ekrem Rexha, Prizren 17.12.2022-17:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: tri qese najloni me substancë te dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 49.51 gram, pesë(5) qese me substancë narkotike  e llojit kokainë me peshë 2.45 gram, kartëmonedha 12×10€,7×5€,dy pako rizlla, shtatë pako letre me qese najloni te zbrazura, një veturë me targa vendore, një grinder dhe tre telefona celular”, njofton policia.

Sipas policisë njërit prej tyre iu është shqiptuar masa e paraburgimit prej 48 orësh kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt./Demokracia.com

Të ngjashme