Gjatë një kontrolli të veturës së një maqedonasi në Han të Elezit u gjenden disa teste për COVID-19.
Gjatë paraditës së djeshme është arrestuar një shtetsas i Maqedonisë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur 24 pako me epruveta për teste të COVID-19.
“PKK Hani Elezit 26.02.2021 – 10:10. Është arrestuar i dyshuar mashkull shtetas i Maqedonisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij, me targa të Maqedonisë janë gjetur dhe konfiskuar 24 pako me epruveta për teste të covid 19, gjithsejtë 576 copë’’, thuhet në raportin e policisë, përcjell Demokracia.com
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demokracia.com