Lajme
Kapet i kërkuari për keqpërdorim të pozitës në Mitrovicë
Demokracia
15:42 | 29 Maj 2025

Share:

Policia e Mitrovicës së Jugut ka arrestuar sot një person i cili ishte i kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës.

Siç njofton policia përmes një postimi në Facebook, i dyshuari  ishte i dënuar nga Gjykata me burgim në kohëzgjatje prej 12 muajsh për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme