Lajme
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e barnave në Depon Qendrore të MSh-së
Demokracia
20:38 | 11 Nëntor 2022

Share:

Se është nën vëzhgimin e kamerave Depoja Qendrore e Barnave të Ministrisë së Shëndetësisë e tregon shenja e vendosur në derën e hapësirës së saj. Depo kjo që ndodhet në objektin e ish “Rilindjes”.

Kamerat e sigurisë nuk vërehen, të paktën në hyrjen e këtij objekti, përveç sigurimit fizik.

Madje ky detaj i rëndësishëm nuk u tregua as në komunikatën e MSh, ku bëri me dije se kjo këtë hapësirë është vjedhur të hënën, njofton Klan Kosova

Sipas këtij dikasteri janë evidentuar se mungojnë sasi shurupi të Metadonit prej 90 copash, 541 ampula Tramadol dhe 280 tjera Morfinë. Siç thuhet vlera totale e tyre kap shifrën mbi 1mijë euro.

Krejt kjo është vërejtur pas mungesës së disa karrigeve.

Lidhur me këtë tashmë është prangosur një 24-vjeçar i dyshuar për veprën penale, vjedhje e rëndë, derisa i është shqiptuar edhe masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ministria ka treguar se depoja është mbyllur përkohësisht me kërkesë të MPB, teksa bëhet me dije se është vërejtur thyerje e murit të Depos nga bodrumet e Pallatit të “Rilindjes”, ku sigurimi fizik i depos nuk ka qasje.

Të ngjashme