Lajme
Kapet drogë në Malishevë
Demokracia
10:05 | 10 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Mbi 2 kg drogë të llojit marihuanë ka gjetur dhe konfiskuar policia dje në Malishevë, pasi ka kontrolluar në veturën ku ndodheshin tre persona.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE – Rr. Imer Krasniqi, Malishevë 09.04.2022-19:10. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi gjatë kontrollit në veturën në të cilën gjendeshin ata janë gjetur dhe konfiskuar 2,36 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar edhe 3 telefon dhe një elektroshok dhe një veturë”, thuhet në raportin e PK-së.

Më tej thuhet se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

 

Të ngjashme