Lajme
Kapen mbi 6 ton mallra të kontabanduara në Mitrovicë
Demokracia
10:48 | 07 Korrik 2022

Share:

Dogana e Kosovës ka konfirmuar se njësitet antikontrabandës në kuadër të planit operativ sot kanë parandaluar katër raste të tentim kontrabandës në regjionin e Mitrovicës.

Njësit e doganës kanë identifikuar automjetet e dyshimta të cilat edhe janë ndaluar në orët e mëngjesit. Automjete transportuese bartnin mallra të kontrabanduara nga Serbia.

Në automjetin e parë janë gjetur 1200 litra pije joalkoolike, 105 litra vaj ushqimor dhe 144 litra tretës/nitro solvent. Në automjetin e dytë është hasur në 1470 litra pije joalkoolike. Në automjetin e tretë është hasur në 2329 litra pije joalkoolike. Në automjetin e katërt është hasur në 900 litra tretës/nitro solvent.

Të gjitha automjetet dhe mallrat janë sekuestrua derisa ka filluar procedura kundërvajtëse.

Njoftimi i plotë:

Kapen mbi 6 ton mallra të kontabanduara

Prishtinë 7 korrik  2022, Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në kuadër të planit operativ sot kanë parandaluar katër (4) raste të tentim kontrabandës në regjionin e Mitrovicës.

Njësit e doganës kanë identifikuar automjetet e dyshimta të cilat edhe janë ndaluar në orët e mëngjesit. Automjete transportuese bartnin mallra të kontrabanduara nga Serbia.

• Në automjetin e parë janë gjetur 1200 litra pije joalkoolike, 105 litra vaj ushqimor dhe 144 litra tretës/nitro solvent.

• Në automjetin e dytë është hasur në 1470 litra pije joalkoolike.

• Në automjetin e tretë është hasur në 2329 litra pije joalkoolike.

• Në automjetin e katërt është hasur në 900 litra tretës/nitro solvent.

Të gjitha automjetet dhe mallrat janë sekuestrua derisa ka filluar procedura kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095./Demokracia.com/

Të ngjashme