Lajme
Kapen cigare të kontrabanduara në vlerë prej afro 16 mijë eurosh në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë
Demokracia
17:03 | 27 Gusht 2022

Share:

Oficerët doganor në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë ku edhe janë gjetur cigare të kontrabanduara.  

“Fillimisht automjeti nuk i është bindur urdhërave të zyrtarëve doganor për t’u ndaluar dhe ka tentuar të ikë, mirëpo falë profesionalizimit te zyrtarëve doganor dhe policor është arritur që të ndalohet automjeti, kurse vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes. Me këtë rast në automjet janë gjetur 250,000 copë cigare pa banderola të kontrabanduara. Shmangiet e llogaritura nga taksat e aplikueshme janë 15,885.00 euro”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria dhe kanë filluar hetimet penale, automjeti dhe mallrat (cigaret) janë sekuestruar.

Dogana e Kosovës e ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Njoftimi i plotë:

Parandalohet futja cigareve të kontrabanduara

Prishtinë 27 gusht, oficerët doganor në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë ku edhe janë gjetur cigare të kontrbanduara.

Fillimisht automjeti nuk i është bindur urdhërave të zyrtarëve doganor për të u ndaluar dhe ka tentuar të ikë, mirëpo falë profesionalizimit te zyrtarëve doganor dhe policor është arritur që të ndalohet automjeti kurse vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes. Me këte rast në automjet janë gjetur 250,000 copë cigare pa banderola të kontrabanduara. Shmangiet e llogaritura nga taksat e aplikueshme janë 15,885.00 Euro.

Lidhur me kete rast është njoftuar Prokuroria dhe kanë filluar hetimet penale, automjeti dhe mallrat (cigarette) janë sekuestruar.

Të ngjashme