Lajme
Kapen armë në veri, policia me konferencë të jashtëzakonshme
Demokracia
18:56 | 14 Qershor 2024

Share:

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur disa armë në veri të vendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka konfirmuar për KosovaPress se policia do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme nga ora 19:30.

“Në këtë konferencë do të paraqiten detaje rreth një operacioni policor të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të armatimit, të cilat do të ekspozohen për media”, ka thënë Elshani, pa dhënë më shumë detaje.

Të ngjashme