Sport
Kaosi në hyrje të stadiumit para finales së Champions, keq e pësoi edhe vëllai i futbollistit të Liverpoolit
Demokracia
14:38 | 29 Maj 2022

Share:

Mbrëmë u zhvillua finalja e garës më të madhe evropiane për klube në futboll.

Në “Stade de France”, Paris, kishte gjithë vëmendjen e tifozëve të futbollit.

Real Madridi e fitoi Ligën e Kampionëve pasi në finale triumfoi kundër Liverpoolit me rezultat 0:1.

Ndeshja ishte paraparë të niste nga ora 21:00, por u shty për 36 minuta.

Arsyeja e kësaj ishin incidentet jashtë stadiumit në Paris dhe se tifozët nuk po mund të hynin brenda shkaku se disa tifozë anglezë tentuan t’i kalojnë rrethojat e stadiumit dhe të futeshin pa biletë.

Në këtë kaos, edhe vëllau i futbollistit të Liverpoolit, Joel Matip, Marvin ishte sulmuar.

Së bashku me gruan e tij, Marvin është dashur të strehohet në një restaurant afër pas hedhjes së gazit lotsjellës./Demokracia.com/

Të ngjashme