Futbolli francez ka hyrë në një kaos të madh ku në disa ndeshje të këtij edicioni në Ligue 1 janë ndërprerë ose shtyrë sfida për shkak të dhunës së ushtruar mes dy tifozerive ose hedhjes së sendeve në fushë, ku për të disatën herë skuadra e Marseilles është e përfshirë.
Në ndeshjen e mbrëmshme mes Lionit dhe Marsejës është ndërprerë ndeshja pas hedhjes së shishes në drejtim të Dimitri Payet në ekzekutimin e një goditje këndi. Loja fillimisht u ndërpre dhe më pas u shtye.
Ky është rasti i gjashtë i dhunës që nga fillimi i këtij sezoni në Ligue 1, që do të detyrojë qeverinë franceze të mbajë një mbledhje urgjente.
Mbledhja do të mbahet nesër, Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, Ministrja e Sportit, Roksana Marasineanu dhe të pranishëm gjithashtu e drejtuesit e Federatës Franceze të Futbollit dhe të ligave të ndryshme. /Demokracia.com