Sport
Kaos te Real Madridi, ylli i skuadrës kërkon largim urgjent disa orë para mbylljes së afatit kalimtar
Demokracia
21:22 | 01 Shkurt 2021

Share:

Një situatë aspak e mirë po e përcjellë kampionin e Spanjës, Real Madridin vetëm disa orë para mbylljes së afatit kalimtar të janarit, shkruan “Demokracia.com”.

Rezultatet aspak të mira te skuadrës mbretërore kanë sjell pakënaqësi edhe tek lojtarët të cilët kanë nisur të kërkojnë llogari nga Zidane.

Ylli i skuadrës Isco  ka kërkuar një transferim urgjent nga klubi, i pakënaqur me trajtimin dhe minutat që ai ka me Zinedine Zidane

Isco deri më tani ka regjistruar vetëm 14 paraqitje në të gjitha garat, por asnjëherë nuk ka luajtur të gjithë ndeshjen.

Në ndeshjen e fundit që Reali e humbi ndaj Levantes (1:2) Zidane as nuk e dërgoi  të ngrohej. Francezi bëri tre ndryshime, dhe në minutën e 82-të angazhoi 19-vjeçarin, Sergio Aribas, të cilin Isco e përjetoi si poshtërimin përfundimtar.

Spanjolli dëshiron të luajë në Kampionatin Evropian me Spanjën dhe është i vetëdijshëm që me këtë status te Reali, ai nuk do të garojë për ekipin e Luis Enrique, kështu që po kërkon një klub në të cilin do të luajë rregullisht dhe do ta marrë ftesën nga trajneri i kombëtares spanjolle. /Demokracia.com

Të ngjashme