Sport
Kaos te klubi i Premier Ligës, trajneri nuk flet me askënd
Demokracia
13:50 | 12 Gusht 2022

Share:

Southampton e nisi dobët sezonin, duke humbur 4-1 nga Tottenham në Londër.

Por sado e pranueshme të jetë një humbje ndaj një prej skuadrave të mëdha të Premier League, sipas DailyMail çështja që duhet të shqetësojë Shenjtorët është tjetër dhe ka një emër, një mbiemër dhe një rol:

Ralph Hasenhuttl, trajneri i Southampton, por kush e di deri kur. Disa burime brenda klubit kanë treguar për një situatë të paktën të komplikuar, me austriakun, i cili që duket se është totalisht i shkëputur nga skuadra dhe lojtarët e tij, deri në pikën sa i merr vendimet… pa menduar për këtë.

Përshkrimi i asaj që ndodh në stërvitje dhe në ndeshje është mjaft shqetësues.

“Ralph nuk flet më me askënd. Ai vendos dhe largon lojtarë pa u menduar shumë dhe nuk ka marrëdhënie me ta, edhe nëse ata shkojnë tek ai dhe thonë se kanë një problem.

“Ka një fokus shumë mbrojtës, skuadra del në fushë vetëm për të shmangur humbjen. Lojtarët përdoren jashtë pozicionit dhe në mënyrë jokonsistente. Shumë lojtarë janë vërtet të pakënaqur”.

Deri në atë pikë sa të kërkohet një ndërhyrje nga drejtuesit e klubit, me shpresën se dikush do të vendoste të ndalonte këtë situatë. Megjithatë austriaku është ende në stol, pavarësisht se rezultatet nuk janë aspak në anën e tij.

Nga ajo që raporton Mail, disa lojtarë folën drejtpërdrejt me drejtuesit në fund të sezonit të kaluar, kur Southampton e mbylli Premier League me 10 humbje në 13 ndeshje.

Përgjigja e klubit ishte shkarkimi i të gjithë stafit të austriakut, duke lënë Hasenhuttl, me kontratë deri në vitin 2024, në vendin e tij. Diçka që i habiti të gjithë.

“Kur ata pushuan të gjithë stafin, përshtypja e përgjithshme ishte se Ralph duhej të largohej. Klubi thotë se ata kanë besim të plotë tek ai dhe puna e tij, por pothuajse duket sikur ai e di se koha e tij ka mbaruar”.

Pronari i ri, megjithatë, duket se nuk është dakord. Por çfarë do të ndodhë nëse (ose në këtë pikë kur) skuadra rebelohet kundër trajnerit?

Të ngjashme