Sport
“Kaos” te Juventusi: Ndihmësi nuk flet me askënd, ai u grind edhe me Pirlon
Demokracia
22:38 | 23 Mars 2021

Share:

Andrea Pirlo është pranë shkarkimit nga Juventusi pasi skuadra e tij u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe humbi nga Benevento në fundjavë, shkruan Demokracia.com.

Me humbjen 0:1 në shtëpi nga Benevento, “Zonja e Vjetër” është shumë mbrapa liderit të tabelës, Interit.

“La Repubblica” shkruan se në rast të një shkarkimi të mundshëm të Pirlos, Tudor, ndihmësi i tij, do ta drejtonte skuadrën deri në fund të edicionit.

Por, dyshja kanë raporte të këqija mes vete pas një sherri mes tyre kohë më parë.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në vazhdim te Juventusi. /Demokracia.com

Të ngjashme