Sport
Kaos para ndeshjes Lazio – Torino, futbollistët mysafirë nuk shfaqen në stadium
Demokracia
17:57 | 02 Mars 2021

Share:

Lazio dhe skuadra e gjyqtarëve kanë arritur në “Stadio Olimpico” për ndeshjen e sotme në Serie A, por Torino nuk ka udhëtuar.

Ndeshja pritej të luhej nga ora 18:30, ndeshje e vlefshme e javës së 25-të në Serie A, shkruan Demokracia.com.

Por, futbollistët e Torinos ndodhen në qytetin e tyre pas dhjetë rasteve me COVID-19 së fundmi.

Kështu, pas ndeshjes me Sassuolos, Torino ka kërkuar nga federata që edhe kjo ndeshje të shtyhet, por ky apel nuk është shqyrtuar.

Në bazë të rregullave, futbollistët e Torinos nëse nuk shfaqen në fushë, do ta humbasin ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0. /Demokracia.com

Të ngjashme