Lajme
Kaos në Shangai: Njerëzit po hidhen nga ballkonet, kafshët po asgjësohen
Demokracia
12:26 | 18 Prill 2022

Share:

Vijon të paraqitet kaotike situata në Shangai ku autoritetet e Kinës kanë vendosur rregulla ekstreme anti-covid duke shkaktuar zemëratë te qytetarët. Numri i rasteve pozitive me Covid-19, kryesisht në Shangai, ka shkruar në 45 ditë në 320,000 që pasi vendi u prek nga një valë e re epidemie.

Autoritetet e shëndetit në Kinë njoftuan sot tre vdekjet e para të pacientëve të infektuar si pasojë e komplikacioneve që sjell sëmundja.

Gjigandi aziatik, ku autoritetet vazhdojnë të ndjekin politikën e “zero rasteve” ka regjistruar zyrtarisht vetëm 4,641 vdekje për shkak të COVID-19 që kur SARS-CoV-2 u identifikua në territorin e tij në Wuhan në fund të 2019.

Në një njoftim të ngarkuar në faqet e rrjeteve sociale, qyteti i Shangait sqaroi se tre pacientët që vdiqën ishin të moshuar me sëmundje themelore.

Ndërkohë pamjet që vijnë nga Shangai janë të frikshme. Në mediat sociale po publikohen skena dhune mes qytetarëve dhe njerëzve të veshur me pajisje mbrojtëse. Sipas asaj që thuhet, njerëzit po kryejnë vetëvrasje duke u hedhur nga ballkonet ndërsa kafshët e të sëmurëve po asgjësohen.

Të ngjashme