30 minutat e para të Ekuardo-Brazil kanë qenë të çmendura.
Ndeshja e vlefshme për kualifikueset në Katar 2022 është zhbllokuar në minutën e 6-të nga Casemiro. Kaosi ka fituar në minutën e 15-të, kur Dominguez, portieri i Ekuadorit, ka bërë një ndërhyrje të frikshme ndaj Cunha-s.
Arbitri nuk ka patur dyshime pasi ka rishikuar aksion në VAR dhe e ka ndëshkuar me të kuq direkt. Pesë minuta më vonë është vendosur barazia numerike në fushë pasi Emerson Royal ka marrë kartonin e tij të dytë të verdhë për një ndërhyrje të rrezikshme.
https://streamable.com/njxvk5
Më pas ka ardhur radha e Alisson, portieri i Brazilit, i cili është ndëshkuar fillimisht me karton të kuq nga arbitri për ndërhyrje të rrezikshme, por i kuqi është kthyer në të verdhë pas ndërhyrjes së VAR.
https://streamable.com/9zp4ks
https://streamable.com/wfsk49