Sport
Kaos në NBA: Ylli i NBA e kap përqafe kundërshtarin, ndërhyjnë basketbollistët tjerë
Demokracia
13:21 | 27 Dhjetor 2021

Share:

Qendra e Filadelfias, Joel Embid e çoi skuadrën e tij në një lojë të shkëlqyer drejt fitores ndaj Uashingtonit (117:96), por edhe ai doli në qendër të vëmendjes për shkak të konfliktit që pati me Montresl Harel.

Pikërisht, Embid dhe Harel janë përplasur fizikisht në mesin e pjesës së tretë, kur asi i Uashingtonit reagoi ashpër nën kosh dhe faulloi qendrën e Filadelfias, përcjell Demokracia.com.

Menjëherë pas situatës në parket, Embid e kapi për qafe kundërshtarin e tij.

Kaosi u parandalua nga lojtarët e tjerë të të dyja skuadrave, ndonëse në një moment u duk se edhe ata u hodhën për t’u përleshur.

Më poshtë mund ta shikoni momentin. /Demokracia.com/

Të ngjashme