Lajme
Kaos fluturimesh në Evropë, mijëra fluturime të anulluara
Demokracia
17:04 | 02 Korrik 2024

Share:

Gjatë ditëve të fundit, miliona udhëtarë nëpër Europë patën anulime ose vonesa në fluturime. Kjo është një situatë që ka nisur të ndërlikohet prej disa vitesh, por javën e fundit pati vonesa të rritura me 153%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Shkaktarët kryesorë, sipas Corriere della Sera, janë moti i keq, mungesa e stafit dhe planifikimi i gabuar i linjave ajrore.

Gjysma e fluturimeve të anuluara në mbarë botën gjatë fundjavës ishin në Evropë. Vetëm më 28 qershor, rreth 600 fluturime u anuluan dhe 8000 të tjera u vonuan.

Në aeroportet angleze dhe spanjolle, nisjet u vonuan me më shumë se tri orë. Edhe më 1 korrik, rreth 70% e avionëve u nisën vonë në Amsterdam, Frankfurt, Paris (Charles de Gaulle), Londër (Heathroë dhe Gatëick), Madrid dhe Barcelonë.

Të ngjashme