ShowBiz
Kanye West mbulon fytyrën me maskë të zezë gjatë një dalje publike me partneren e tij të re
Demokracia
12:51 | 12 Mars 2022

Share:

Kanye West u pa me të dashurën e tij të re, Chaney Jones në ndeshjen basketbolli për të parë përballjen e Lakers kundër Washington Wizards të premten në mbrëmje (11 mars).

Ndërsa po shijonte një mbrëmje takimi në “Crypto.com Arena” në Los Angeles, reperi 44-vjeçar dukej i buzëqeshur ndërsa ekipi i tij fitoi në shtëpi.Për lojën, 22-herë fituesi i Grammyt kishte veshur një xhaketë sportive, xhinse të zeza të zbehura dhe çizme “Balenciaga”.

E dashura e tij 24-vjeçare, e cila ka një ngjashmëri të pamohueshme me ish-in e tij Kim Kardashian, mbante syze dielli të zeza, një bluzë të ngushtë dhe pantallona lëkure të zeza.

Pas daljes, West kishte një maskë skish të plotë ne ngjyrë të zezë, e cila mbulonte të gjithë fytyrën e tij.

Dalja vjen në të njëjtën ditë që ish-bashkëshortja e tij e bëri zyrtare lidhej me të dashurin e ri Pete Davidson në Instagram.

Themeluesja e “KKW Beauty” ndau një seri fotografish në mediat sociale që shfaqin momente me partnerin e saj- duke shënuar herën e parë që ajo e ka ndarë foto me të në llogarinë e saj.

Të ngjashme