ShowBiz
Kanye West feston ditëlindjen me të dashurën e re
Demokracia
09:41 | 10 Qershor 2021

Share:

Kanye West dhe Irina Shayk kanë konfirmuar thashethemet për një romancë mes tyre. Reperi, i cili ka pak muaj që është ndarë nga Kim Kardashian, është fotografuar me supermodelen ruse në Provence, Francë.

Ky udhëtim i çiftit të ri vjen në një kohë kur dhe Kanye festoi 44 vjetorin e lindjes. Thashethemet për një lidhje nisën muajin e kaluar, me pretendimet se Kanye po dilte fshehurazi me modelen, e cila ka një fëmijë me aktorin Bradley Cooper.

Reperi shoqërohej gjithashtu nga një grup anëtarësh të ekipit të cilët mbanin një vëzhgim të kujdesshëm të çiftit

“Daily Mail” shkruan se Kanye dhe Irina mbërritën në Francë të dielën, duke qëndruar për tre net para se të ktheheshin në Neë York të mërkurën.

Një burim është shprehur: “Irina pëlqente të pozonte për Kanye. Ajo duket si muza e tij”.

Të ngjashme