Sport
Kante 3 ndeshje në “Stamford Bridge”, të gjitha me trajnerë të ndryshëm
Demokracia
16:45 | 06 Prill 2023

Share:

Chelsea ka gjetur më në fund një prej protagonistëve të sezoneve të fundit.

N’Golo Kante u rikthye në fushë të dielën dhe ditën e martë luajti prej minutës së parë me shiritin e kapitenit në krah kundër Liverpoolit, pas gati 8 muajsh. Ishte 14 gushti dhe derbi me Totenhemin e Antonio Contes ndeshja e fundit e mesfushorit francez me fanellën e bluve të Londrës, i cili ka vendosur edhe një rekord interesant:

Ai ka luajtur tri ndeshje në “Stamford Bridge” këtë sezon nën drejtimin e tre trajnerëve të ndryshëm të Chelseat, mes të tjerash edhe me kombësi të ndryshme: në ndeshjen e parë kundër Totenhemit, francezi kishte në stol trajner Tomas Tuhelin, pastaj të dielën ndaj Aston Vilës skuadra drejtohej nga Graham Poteri dhe ditën e martë në barazimin 0-0 kundër Liverpoolit, në stol ishte tekniku provizor, Bruno Saltor, i cili e vlerësoi me superlativa rikthimin e ish-yllit të Lestërit në dispozicion të skuadrës: “Ai bëri një ndeshje të pabesueshme dhe tregoi se sa i rëndësishëm është për skuadrën. Ai ka një ndikim të jashtëzakonshëm te shokët e skuadrës, por edhe te tifozët. Ju e patë se sa i mirë është”.

Të ngjashme