Lajme
Kanosi gruan dhe rrahu motrën, policia arreston ferizajasin
Demokracia
18:18 | 14 Korrik 2022
Ilustrim

Share:

​Stacioni policor në Ferizaj, sot rreth orës 08:25 ka pranuar një informacion se në rrugën “Beteja e Kaçanikut” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme, duke dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili fillimisht kishte kanosur bashkëshorten e tij po ashtu e moshës 36-vjeçare, e më pas kishte sulmuar motrën e tij të moshës 33-vjeçare.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje & Sulmi”.

Të ngjashme