Lajme
Kanosi bashkëshorten dhe demoloi shtëpinë, policia arreston 43-vjeçarin në Kaçanik
Demokracia
12:33 | 16 Korrik 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Kaçanik për dhunë në familje.

Në njoftimin e policisë thuhet se stacioni policor në Kaçanik, mbrëmë rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rrugën “Mejdi Dalloshi ” në Kaçanik është një rast i dhunës në familje, përcjell Demokracia.com.

“Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet A.B (M.K) i moshës 45-vjeçar, i cili, fillimisht kishte kanosur bashkëshorten e tij me inicialet F.B (F/K) e moshës 44-vjeçare, e më pas kishte dëmtuar gjësende në shtëpi”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit nga hetuesit policor të Njësisë së Dhunës në Familje,  me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./Demokracia.com/

Të ngjashme