Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit dyshohen se pas një mosmarrëveshje pronësor kanë kanosur viktimën mashkull kosovar dhe më pas kanë kanosur edhe zyrtarin policor, raporton Demokracia.com.
Ndërsa, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje pronësor kanë kanosur viktimën mashkull kosovar dhe më pas kanë kanosur edhe zyrtarin policor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Kurse, sërish i njëjti person është arrestuar pasi i njëjti ka kanosur zyrtarin policor përmes telefonit.
“Njëri nga të dyshuarit, përmes telefonit ka kanosur përsëri zyrtarin policor që ishte në rast. I njëjti përsëri është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është hapur rast i veçantë”./Demokracia.com/