Lajme
Kanosën një person, gjykata i obligon dy të pandehurit që në largësi prej 500 metrash të mos i afrohen të dëmtuarit
Demokracia
16:06 | 26 Maj 2022

Share:

Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.M dhe A.S për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Kanosje nga neni 181 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se masa e paraburgimi është caktuar në kohëzgjatje prej një muaji, përcjell Demokracia.com

“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.M dhe A.S e ka refuzuar dhe të njëjtëve ju ka caktuar masën e ndalimit  për të ju afruar  vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaj për secilin veç e veç, e cila masë do t’i  llogaritet prej datës 24.05.2022 deri me datë 24.06.2022. Të pandehurit  B.M dhe A.S  obligohen që në largësi prej 500 metrash të mos i afrohen  të dëmtuarit A. A.  Konform nenit 177 paragrafi 5 të KPPK-së, gjykata mund ta caktojë masën më të rëndë -paraburgimin nëse të  pandehurit  B.M dhe A.S nuk e respektojnë masën e shqiptuar në  aktvendim”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme