Sport
​Kane tregon pse la Tottenhamin për Bayernin
Demokracia
14:11 | 13 Gusht 2023

Share:

Harry Kane kompletoi dje transferimin e tij te Bayern Munichu, ndërsa ylli anglez arriti ta bëj edhe debutimin e tij për kamionin gjerman në Super Kupën gjermane.

Kane debutoi si lojtar i Bayernit në humbjen turpëruese 3:0 të Bayernit ndaj RB Leipzig mbrëmë, raporton KosovaPress.

Tani, kapiteni i Kombëtares së Anglisë ka shpjeguar se pse u largua nga Tottenhami për t’iu bashkuar Bayernit.

“Gjithmonë dëshira ime ka qenë që të sfidoj vetën në nivelet më të larta. Unë dua të luajë në Ligën e Kampionëve dhe të garojë për titull çdo vit”, tha Kane.

“Për këtë arsye erdha te Bayerni, është njëri nga klubet më të mëdha në botë, gjë që ma mundëson ta bëjë atë gjë”, shtoi më tej Kane.

Kane u inkuadrua mbrëmë në lojë kundër RB Leipzig kur e zëvendësoi Mathys Tel në minutën e 63’ të ndeshjes.

Të ngjashme