Lajme
“Kanë planifiku mi ble drutë”, djali i dy mësuesve kosovarë reagon pas ndaljes së pagave nga Kurti
Demokracia
19:18 | 02 Shtator 2022

Share:

Luftar Braha, djalë i dy mësuesve kosovarë ka reaguar pasi që qeveria ua ndali pagat mësimdhënësve.

Ai ka shkruar në Twitter se prindërit e tij kishin planifikuar që me pagën e muajit gusht të siguronin ngrohjen për dimër dhe gjërat e tjera.

“Dy prindër arsimtarë. Asnjëri s’ka marrë rrogë sot. Kanë planifiku mi ble drutë e me ba rezerva për dimër. Nesër se dimë sa do të jetë metri I druve. Ku është së holli këputet.”, ka shkruar ai.

 

Albin Kurti duke dashur të zmbrapsë grevistët dhe t’i bindë ata që ta fillojnë mësimin, ka jetësuar kërcënimin për ndalje të pagave. Nga mosekzekutimi i tyre e kanë pësuar 45 mijë të punësuar në sektorin publik, kategori punëtorësh që s’kanë lidhje me grevën, siç janë mjekët, të cilët edhe protestuan, shërbyes civilë tjerë. Madje, ka raste që nuk janë paguar as gra që janë në pushim të lehonisë.

Mijëra punëtorë në Kosovë që i mbajnë familjet e tyre me rrogë të shtetit nuk i kanë parë paratë në bankomate në fund të muajit gusht, pasi Kryeministri Kurti dhe Ministri i Financave Hekuran Murati, nuk i procesuan duke dashur ta shtypin grevën.

Ata kërkuan lista të pagave nga komunat me qëllimin që t’i lënë jashtë pagesave grevistët. Kur disa komuna refuzuan t’i çojnë ato, Ministria e Financave procesoi vetëm gjysmën e pagesave për të punësuarit në punë të shtetit.

Të ngjashme