Lajme
Kandidimi për BE: Vonesat në Bruksel e dëmtojnë Kosovën (VIDEO)
Demokracia
20:45 | 20 Nëntor 2023

Share:

Raporti i sivjetmë i Progresit u shoshit të hënën në Kuvendin e Kosovës.

Në tryezën e thirrur nga instituti EPIK,  morën pjesë ambasadorë, shoqëri civile, ligjvënës e qeveritarë, u theksua anashkalimi i Kosovës nga rrugëtimi drejt integrimit në union.

Të gjeturat e Komisionit Evropian tregojnë angazhimin e vendit për zbatimin e marrëveshjeve, por edhe pikat e dobëta, si nw: luftimin e korrupsionit, reformat nw Administratw Publike, etj,.

Anise raporti 133 faqesh në disa pika thotë se nuk është në linjë me qeverinë, i dyti i Qeverisë Besnik Bislimi beson se Kosova meriton statusin e vendit kandidat.

Por avancimi në këtë aspekt sipas shefit të BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog kërkon unifikim.

Gjatë diskutimeve me OJQ-të u theksua se duhet më shumë bashkëpunim për përmirësim në fusha të caktuara.

Të ngjashme