Lajme
“Kandidimi i Besian Mustafës e ndryshoi lojën”
Demokracia
21:57 | 11 Mars 2021

Share:

Gazetari Valon Syla ka komentuar zhvillimet e fundit brenda LDK-së pak para zgjedhjeve të brendshme që do të mbahen më 14 mars. Syla, ka thënë se kandidimi i Besian Mustafës e ndryshoi lojën.

Valon Syla, ka thënë në “Pressing” se dy prej kandidatëve po luajnë një lojë politike pasi kanë “aleancë” mes tyre, duke aloduar në Lumir Abdixhikun dhe Anton Qunin, shkruan Demokracia.com.

“Quni do ia lëshojë rrugën Abdixhikut në fund”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka vlerësuar kandidimin e Besian Mustafës për kryetar të Lidhjes Demookratike të Kosovës (LDK) dhe ka thënë se ai e ndryshoi lojën.

“Besian Mustafa ndryshoi lojën”, thotë Syla duke vlerësuar kandidimin e tij.

Kandidatët për kryetar të LDK’së, janë edhe Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri, Anton Quni dhe Besian Mustafa.

Zgjedhjet për kryetar të kësaj partie do të mbahen më 14 mars. /Demokracia.com/

Të ngjashme