Sport
Kandidatura e Ukrainës për organizimin e Botërorit 2023, vjen reagimi i parë nga Rusia
Demokracia
14:01 | 06 Tetor 2022

Share:

Presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Aleksandr Dyukov, tha se Ukraina ka çdo të drejtë të konkurrojë për organizimin e Kupës së Botës në vitin 2030, së bashku me Spanjën dhe Portugalinë, por sipas tij, këtë herë është një vendim politik.

Të mërkurën, u konfirmua zyrtarisht se Ukraina do t’i bashkohet fushatës së Portugalisë dhe Spanjës për të marrë organizimin e Kupës së Botës, e cila është planifikuar pas tetë vjetësh.

Nuk dihen ende të gjitha detajet e bashkëorganizimit të turit në tre shtete, por sipas disa informacioneve, Ukraina do të priste skuadrat e një grupi, ndërsa pjesa tjetër e ndeshjeve do të luhej në dy shtetet tjera.

“Kjo është e drejta e tyre, nëse kanë aplikuar duhet studiuar. Nuk shoh ndonjë logjikë marketingu apo komerciale në gjithë këtë”, tha Gjukov për mediat ruse.

“Bashkimi i Ukrainës me kandidaturën e mëparshme të Spanjës dhe Portugalisë nuk e bën atë kandidaturë më të mirë. Këtu nuk shoh asgjë tjetër përveç politikës”, ka shtuar Gjukov, i cili është edhe anëtar i komitetit ekzekutiv të UEFA-s./Demokracia.com/

Të ngjashme