Ka hedhur votën e saj sot edhe kandidatja për kryetare të Preshevës nga Partia për Veprim Demokratik, Ardita Sinani.
Qytetarët e komunës së Preshevës do të votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme lokale, ku duhet të zgjedhin 38 përfaqësuesit e tyre në kuvendin komunal, shkruan Demokracia.com.
Ardita Sinani e cila është edhe barte e listës së Partisë për Veprim Demokratik ka uruar që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë demokratike.
“Unë uroj për një proces të mbarë dhe demokratik të zhvillohet sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Preshevës. Uroj që qytetarët e komunës së Preshevës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Duke shprehur një pjekuri dhe maturi politike të përfundojë procesi mbarë ashtu siç e meriton komuna e Preshevës”, ka thënë Sinani.
Sinani ka votuar në njësinë numër pesë e shoqëruar nga bashkëshorti dhe vajza./Demokracia.com/