Lajme
Kandidatja për kryetare të OIK: Nuk do të premtoj, por do të punoj për ju
Demokracia
20:45 | 24 Shkurt 2023

Share:

Tre kandidatë janë certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhur për kryetar të Odës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë për të udhëhequr një mandat 4 vjeçar të OIK-ut.

Nexhmije Gori, kandidate nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka shkruar se   edhe dy ditë e ndajnë nga momenti kur komunitetin më të madh shëndetësor që edhe për nga aspekti gjinor dominohet nga femrat, do ta udhëheqë një femër.

“Ka qenë kënaqësi e veçantë që këto ditë të takoj infermierë të shumtë dhe kolegë që pa rezervë po më mbështesin në garën për kryetare të OIK. Një mbështetje kaq e madhe është obligim për mua që të mos premtoj, por të bëj për Ju”, ka thënë Gori.

Ajo ka siguruar se dyert e OIK do të jenë të hapura për gjithsecilin gjatë mandatit të saj udhëheqës, duke proklamuar se ka besimin se planin e saj që është më i avansuari do ta besojnë komuniteti infermieror.

Ndryshe, me zgjedhjen e kryetarit të ri të OIK përfundon mandatin 8 vjeçar si kryetar i OIK z. Naser Rrustemaj, kryetari i parë që ka udhëhequr me dy mandate.

Rrustemaj nuk ka aplikuar më për të qenë në krye të OIK-ut.

Të ngjashme