Lajme
Kandidatja për deputete nga AAK-ja kërkon rinumërim të votave
Demokracia
21:25 | 09 Mars 2021

Share:

Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj ka kërkuar nga KQZ-ja rinumërim të votave, që sipas saj, kjo duhet të bëhet për shkak të demokracisë dhe besimit qytetar.

Albena Reshitaj ka kërkuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) rinumërim të votave, duke thënë se kjo duhet të bëhet për hir të demokracisë dhe besimit qytetar.

“Për hir të demokracisë dhe besimit qytetarë, e duke i parë rastet tashmë të konstatuara edhe nga PZAP në tjetërsimin e besimit qytetarë si dhe duke përcjellur edhe kërkesat e kandidatëve për deputet nga shumë parti politike për rinumërim të votave, konsideroj  që më e pakta që mund të bëjë KQZ për të parandaluar këtë degradim të vullnetit të qytetarëve është marrja e vendimit për rinumërimin e të gjitha vendvotimeve”, ka shkruar Reshitaj në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, transmeton Demokracia.com

Ajo tha se vetëm rinumërimi total i votave do të zbardhë të vërtetën e gjithë kësaj situate, që e quajti lëmsh.

“Vetëm rinumërimi total i votave do të zbardh të vërtetën e gjithë këtij lëmshi. Kjo është mirë të bëhet para së gjithash edhe për të ardhmen, në mënyrë që manipuluesit eventual në zgjedhjet e ardhshme mos ta ndijnë vetën komod se mund të luajnë me votat, pa iu nënshtruar përgjegjësisë dhe ballafaqimit me ligjin dhe llogaridhënjen!”, ka shkruar ajo.

Krejt në fund Reshitaj thotë se ky vend njëherë e përgjithmonë duhet të bëhet si duhet dhe sipas saj kjo arrihet vetëm me transparencë totaled he përgjegjësi ligjore./Demokracia.com/

Lexo edhe: 

Haradinaj-Stublla reagon ashpër ndaj Lekajt, thotë se kërcënoi dhe shantazhoi

Të ngjashme