Lajme
Kandidati për president të Malit të Zi harroi ta marrë më vete letërnjoftimin
Demokracia
12:56 | 02 Prill 2023

Share:

Kandidati për presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, kishte shkuar sot në orët  e para të mëngjesit për të votuar.

Megjithatë ai duket se kishte harruar ta marrë me vete letërnjoftimin që të mund të votojë, transmeton Telegrafi.

Pasi që e kishte kuptuar se nuk e kishte me vete, Milatoviq është kthyer në shtëpi derisa bashkëshorti e priti para vendvotimit.

E me një dozë humori u tha gazetarëve se një gjë e tillë ndodhë, kur në momentet e fundit e ndërron kostumin.

Kjo batutë e tij u përcoll me të qeshura nga të pranishmit dhe shumë gazetarëve që ishin prezent. Për ta parë këtë moment klikoni këtu.

Të ngjashme