Sport
Kandidati për president të Barçës jep premtimin e madh: Në “Camp Nou” do t’í sjellim tre yje
Demokracia
15:29 | 22 Shkurt 2021

Share:

Barcelona po përjeton momente aspak të mira në La Liga por edhe në Champions League gjë kjo që edhe ka trazuar taborin katalunas, shkruan Demokracia.com

Përveç kësaj duket se edhe kriza financiare ia ka vështirësuar punën gjigantit spanjoll. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale që mbahen më 7 mars po priten me kureshtje.

Kandidanti për këtë post Toni Freixa, ka pretenduar se ai ka siguruar 250 milionë euro për investime. “Ne kemi mbyllur një marrëveshje me një investitor i cili do të kontribuojë me 250 milionë euro për Barçën”, u tha Freixa.

“Për sezonin 2021-22, ne do të jemi në gjendje të nënshkruajmë me tre yje, dy në sulm dhe një në mbrojtje”, ishte premtimi i tij. /Demokracia.com

Të ngjashme