Para pak momenteve ka filluar ndeshja finale e Superkupës së Kosovës në futboll.
Prishtina dhe Llapi do të kërkojnë fitore për t’u stolisur me trofeun e Superkupës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Demokracia.com.
E nga afër këtë ndeshje të vlefshme ka dalur për ta shikuar edhe kandidati për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama i cili është i shoqëruar edhe nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ata janë ulur në zoën VIP të stadiumit kryeqytetas, ndërsa Rama shihet në disa fotografi të siguruara nga Demokracia.com me fanellën e “bardhekaltërve”. /Demokracia.com