Sport
Kandidati për asamble në Prishtinë, Fatos Dili shpalos idenë dhe planet e tij për të rinjtë
Demokracia
15:50 | 17 Gusht 2021

Share:

Kandidati për asamble në Komunën e Prishtinës, Fatos Dili ka shpalosur njërën nga pikat e planeve të tij.

Dili përmes llogarisë së tij në Facebook ka shpalosur pikën që ai e ka quajtur “Trajneri i Lagjes”, shkruan Demokracia.com.

Kjo pikë ka të bëj me organizimin e aktiviteteve sportive që fëmijët dhe të rinjtë të largohen nga dukuritë negative.

Fatos Dili është kandidat nga radhët e Aleancës Kosova e Re.

Postimi i plotë:

• TRAJNERI I LAGJËS ?⚪️!

Si kandidat për asamble komunale të Komuna e Prishtinës, do të ju informoj rreth ideve dhe projekteve
të cilat unë do të punoj për realizimin e tyre e që kanë të bëjnë me sportin e kryeqytetit.

• Sot do të ju informoj rreth pikës nr.1 – e cila ka të bëjë me projektin “Trajneri i lagjës”

Secila lagje e kryeqytetit ka nevoj për një organizim të aktiviteteve sportive që fëmijët/ të rinjët të largohen nga dukuritë negative e sidomos nga video-lojrat e nga qëndrimi në paisjet teknologjike.

Trajneri i lagjës, është ai i cili do të kujdeset për ushtrimet bazike në të gjitha diciplinat, e ku ky trajner do të jetë i subvencionuar nga institucioni komunal kurse fëmijet do të ushtrojnë pa pagesë në lagjën e tyre pas orarit mësimor.

[ Projketi do të ju pasqyrohet i detajuar në ditët në vazhdim ]

10’shi i skuadrës ??. /Demokracia.com

Të ngjashme