Lajme
Kancelari i Gjermnaisë, Olaf Scholz sot për vizitë në Kosovë
Demokracia
07:39 | 10 Qershor 2022

Share:

Sot për vizitë në vendin tonë do të jetë kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Kancelari gjerman do të pritet me nderime të larta shtetërore, ndërsa do të pritet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit, kryeministri Kurti dhe kancelari gjerman Scholz do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Ndryshe, kancelari federal Olaf Scholz në udhëtimin dy ditore do të vizitojë Prishtinën, Beogradin, Shkupin, Sofjen dhe Selaniku.

Fokusi i bisedimeve do të jetë afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në, tha të mërkurën në Berlin zëvendës-zëdhënësja e qeverisë gjermane, Christiane Hoffmann.

Kancelari gjerman, në fillim të majit kishte pritur në Berlin në takime të ndara, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në takimin me kreu e ekzekutivit të Kosovës, kancelari gjerman i kërkoi konstruktivitet në procesin e dialogut me Serbinë.

Para gazetarëve, kancelari gjerman Scholz kishte thënë se kohën e sotme, kur po ndodh lufta në Ukrainë, është e rëndësishme që në Ballkanin Perëndimor të zgjidhen problemet dhe vlerësoi faktin se Kosova u pozicionua shumë herët dhe me qartësi në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka mbështetur sanksionet.

Ai tutje bëri të qartë se objektivi i dialogut është marrëveshja e gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Objektiv i dialogut është arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. E inkurajova Kurtin për konstruktivitet në negociata. Marrëveshja do t’u sillte të mira qytetarëve të të dyja vendeve”, tha kancelari gjerman, shkruan Telegrafi.

Të ngjashme