Lajme
Kancelari i Austrisë infektohet me koronavirus
Demokracia
21:19 | 07 Janar 2022

Share:

Kancelari austriak Karl Nehammer është i infektuar me koronavirus. Nehammer u testua pasi kishte pasur kontakt me një anëtar të infektuar të ekipit të tij të sigurisë. Lajmin e bëri të ditur vetë kancelari në një postim në Twitter.

Nehammer ka thënë se pasi mori lajmin shkoi menjëherë në shtëpi për t’u karantinuar dhe se do të vijojë që të punojë nga shtëpia.

Ndërkohë, janë njoftuar edhe personat me të cilët ai ka pasur kontakt.

“Sigurisht që jam i vaksinuar me tre doza dhe rrjedhimisht i mbrojtur në mënyrën më të mirë nga çdo formë e rëndë e sëmundjes”, ka shtuar ndër të tjera ai.

Lajmi erdhi pasi Nehammeri njoftoi masa të reja anti-COVID të enjten për të frenuar përhapjen e pandemisë dhe vijoi me planet për t’i bërë të detyrueshme vaksinimet nga muaji i ardhshëm.

Të ngjashme