Forcat ruse po dështojnë të përparojnë në Ukrainë pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme në shumë qytete, pohon kancelari gjerman Olaf Scholz.
Scholz tha se presidenti rus Vladimir Putin “duhet të dëgjojë të vërtetën”, të ndalojë luftimet dhe të përpiqet të gjejë një zgjidhje diplomatike.
“Ofensiva e Putinit ka ngecur pavarësisht gjithë shkatërrimit që sjell dita-ditës”, tha Scholz, duke iu drejtuar politikanëve në Gjermani.
Scholz e paralajmëroi Putinin të mos përdorte armë biologjike
Kancelari gjerman Olaf Scholz e paralajmëroi presidentin rus Vladimir Putin gjatë bisedave telefonike që të mos përdorë armë biologjike apo kimike në Ukrainë.
Ai tha se akuzat e Rusisë se Ukraina po zhvillonte armë të tilla ose se Shtetet e Bashkuara donin t’i përdornin ato, tregonin se ishte një kërcënim që Putini po konsideronte t’i përdorte vetë këto armë.
Ne nuk mund të heqim dorë nga energjia ruse në një afat të shkurtër
Kancelari gjerman beson se në një afat të shkurtër nuk ka mundësi të heqë dorë nga furnizimet me energji nga Rusia.
Sipas tij, Gjermania dëshiron t’i japë fund varësisë së saj nga nafta, gazi dhe qymyri nga Rusia në një afat më të gjatë.
NATO nuk do të jetë palë në luftë
Sot, kancelari gjerman Olaf Scholz premtoi solidaritetin e Gjermanisë me Ukrainën dhe në të njëjtën kohë nënvizoi se NATO nuk duhet të ndërhyjë në luftën me Rusinë.
“Presidenti Volodymyr Zelensky, Ukraina mund të mbështetet në ndihmën tonë”, tha ai në Bundestag./Demokracia.com/