Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka folur pas takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai ka paralajmëruar edhe një vizitë në Kosovë.
“Folëm për shumë tema. Gëzohem që do t’i vazhdojë ato me një vizitë në Prishtinë”, tha Scholz.
Scholz ka thënë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të hynë në Bashkimin Evropian, transmeton Demokracia.com.
Ai tha se është i gëzuar për reformat që ka nisur Qeveria Kurti.
“Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, këtu bën pjesë edhe Kosova. Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të hynë në BE. Kryeministri Kurti më njoftoi për kursin e reformave që ka nisur ai. Rëndësi të madhe ka luftimi i korrupsionit që Qeveria e Kosovës i ka nisur. Jemi të gatshëm ta mbështesim Kosovën. Rëndësi ka kthesa energjetike dhe mbrojtja e klimës. Kosova ka punë para vetes. Jam i gëzuar për angazhimin e dy qeverive tona”, tha shefi i qeverisë gjermane.
Po ashtu ai ka folur edhe për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Përparimi i mëtejshëm duhet të bëhet në liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës. Qeveria Federale e ka fiksuar këtë si objektiv në marrëveshjen e koalicioni për këtë unë angazhohemme këmbëngulje në takimet me bashkimin evropian”, tha ai.
Ai ka folur edhe për bashkëpunimin që duhet të ndodhë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Në procesin e Berlinit, Gjermania ka vite që angazhohet për këtë pikë. Projekti aktual më i rëndësishëm është krijimi i një tregu të përbashkët rajonal. Gëzohem që do t’i vazhdojmë temat në një vizitë në Prishtinës”, tha ai. /Demokracia.com/