Flamuj të Gjermanisë dhe Serbisë janë shfaqur në qendër të Beogradit në shenjë mikpritje për kancelarin Scholz i cili pas vizitës në Prishtinë ka mbërritur në Beograd.
Kancelari në mbrëmje do të udhëtojë nga kryeqyteti serb për në Greqi, shkruan Tanjug, transmeton Demokracia.com.
Scholz është pritur në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili është nikoqiri i takimit.
Kancelari gjerman Olaf Scholz mbërriti sot në Beograd, i pari që kur pasoi Angela Merkel në atë post./Demokracia.com/