Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka thënë se embargoja e Bashkimit Evropian ndaj naftës ruse do të jetë e dhimbshme për shtetet e BE-së.
“Vendimi për të vendosur embargo nafte është një masë që sigurisht se do të jetë e dhimbshme në vetvete për shtetet anëtare, por duhet të jeni realistë, dhimbja që ne do ta ndiejmë nuk është asgjë në krahasim me atë që duhet ta durojë populli ukrainas”, tha ai.
Sipas tij, në pakon e re të sanksioneve kundër Rusisë nuk do të përfshihet edhe embargoja ndaj gazit.