Lajme
Kanadezët bojkotojnë mallrat amerikane për shkak të Trumpit
Demokracia
16:57 | 06 Maj 2025

Share:

Që kur Presidenti i ShBA-së Donald Trump njoftoi politikën e tij tarifore në fillim të këtij viti, kanadezët kanë reaguar duke bojkotuar produktet amerikane, raporton BBC.

Fushata të tilla si “Blini produkte kanadeze” dhe “Blini produkte lokale” i kanë inkurajuar njerëzit të kërkojnë alternativa kanadeze ndaj produkteve amerikane. Disa madje kanë zgjedhur të anulojnë abonimet e tyre në kompanitë si Netflix dhe Amazon, dhe të anulojnë udhëtimet e planifikuara në ShBA.

Një aplikacion i quajtur Maple Scan, i cili u lançua në mars, përcakton se nga është një produkt duke skanuar barkodin e tij. Nëse produkti identifikohet si amerikan, aplikacioni sugjeron alternativa kanadeze.

Themeluesi i tij, Sasha Ivanov, tha se aplikacioni kishte 100,000 shkarkime në prill që nga lançimi.

Të ngjashme