Lajme
Kanadë, Papa Françesku u kërkon falje të mbijetuarve të shkollave rezidenciale indigjene
Demokracia
22:52 | 25 Korrik 2022

Share:

Në fjalimin e tij të parë publik në Kanada, Papa Françesku u ka kërkuar falje të mbijetuarve të shkollave rezidenciale indigjene.

“Më vjen shumë keq”, tha Papa në një ish-shkollë rezidenciale në Maskwacis, afër Edmontonit.

Ai tha se kërkim falja e tij është hapi i parë dhe se duhet të ndodhë një “hetim serioz” për abuzimet kjo për të nxitur shërimin.

Papa ndodhet në Kanada për të kërkuar falje për rolin e Kishës në shkollat që synojnë asimilimin e fëmijëve indigjenë.

Shkollat e financuara nga qeveria ishin pjesë e një politike që synonte të shkatërronte kulturat dhe gjuhët indigjene.

Kërkim falja e papës u prit me duartrokitje nga të mbijetuarit në audiencë, disa prej të cilëve udhëtuan me kilometra për të dëgjuar fjalimin e Papës, shkruan BBC.

Të ngjashme